Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkon një komision të ri për Provimin e Jurisprudencës.
Tahiri tha se komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor.
Ai theksoi se do të konsultohet me juristë që të mos lejohet Qeveria të ndërmarrë veprime kundërkushtetuese.
“Sot qeveria ka propozuar komision të ri për provimin e jurisprudencës. Ky komision duhet të emërohet nga Kuvendi. Me sa kam informacione, Komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor. Si mund të emërohet një komision i ri derisa komisioni aktual ka ende mandat dhe cili është motivi i kësaj? Do të sigurohem që të konsultohem me juristë që të mos lejojmë qeverinë e VV-së të ndërmarë veprime kundërkushtetuese”, ka shkruar Tahiri.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.