Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore të pastër ndaj Vëllaznimit.
Rezultati përfundimtar i ndeshje në palestrën "Sezai Surroi" ishte 80:70, në favor të vendasve.
Çereku i parë i takoi gjakovarëve me rezultat 17:21, kurse prizrenasit i fituan tri çerekët e tjerë (19:16, 24:16, dhe 20:17).
Ndërkaq sonte me fillim nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet luhet "El Clasico" i basketbollit kosovar në mes të Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1, të platformës më gjigante televizive Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.