Lajmet e fundit

Mashtrimet online po vazhdojnë ta vërshojnë rrjetin, e më shqetësuese këto raste po bëhen kur flitet për shëndetin.
Emisioni Kiks Kosova, në Klan Kosova, në edicionin e sotëm e ka trajtuar temën e premtimeve për trajtimin dhe shërimin e autizmit - konkretisht punën e dyshimtë që konspiracionisti Arianit Sllamniku, po e proklamon nëpër rrjete sociale.
Me disa barna që supozohet të jenë për kafshë, Sllamniku thotë se po u largon fëmijëve parazitët e në këtë mënyrë edhe autizmin.
Por, shqetësuese e konsideron një gjë të tillë Adelina Pronaj, psikiatre e fëmijëve në Psikiatrinë e Fëmijëve në QKUK.
Prenaj shprehet se ende nuk është gjetur saktë as arsyeja që shkakton këtë çrregullim. Madje, sipas saj, trajtimet alternative në rastet e fëmijëve me autizëm mund të sjellin regres.
Opsioni i përdorimit të banrnave, ajo thotë se vjen si veprim i fundit, sepse kurrë nuk dihet se si mund të reagojnë ilaçet te fëmijët.
Për protokollin e barnave që Arianit Sllamniku u jep fëmijëve, Pronaj tha se ato nuk kanë asnjë ngjajshmëri me ilaçet që përdorin nφ klinikë.
Për detajet e tjera, më poshtë mund t'i ndiqni kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova.
https://klankosova.tv/autizmi-nuk-ka-shpetim-po-u-perball-me-mua-sllamniku-kush-te-do-le-te-shkoje-ne-gjykatevideo/
https://klankosova.tv/e-tmerrshme-me-4-mije-e-sheron-autizmin-arianit-sllamniku-u-jep-femijeve-ilace-per-kafshe-dhe-premton-rrejshem-video/