Liderët e lëvizjes rinore në Indi kanë pranuar të zhvillojnë bisedime me qeverinë për skandalin e rrjedhjes së testeve kombëtare, por kanë bërë të ditur se protestat në mbarë vendin nuk do të ndalen.
Vendimi u mor pasi aktivisti Sonam Wangchuk i dha fund grevës 26-ditore të urisë, ndërsa kryeministri Narendra Modi njoftoi se kabineti do të shqyrtojë një projektligj për dënimin e përgjegjësve për rrjedhjen e testeve, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Protestat, që konsiderohen sfida më e madhe rinore ndaj qeverisë së Modit, kanë përfshirë mijëra të rinj në Nju Delhi dhe qytete të tjera, të cilët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Arsimit dhe reforma në sistemin e provimeve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek rajoni dhe bota dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.