Me fishkëllima dhe me pankarta "Për teatrin Dodona", grupi i aktorëve të Prishtinës mbajtën protestë, me kërkesë - krijimin e trupës rezidente..
Përpara objektit të vjetër të komunës, aktorët filluan duartrokitjet duke kërkuar që Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, t'i priste ata, por ai nuk u shfaq.
Ka dy vjet që ata kanë të njëjtën kërkesë – shtimin e numrit të aktorëve në teatrin ''Dodona'', pasi aktualisht janë vetëm katër.
Aktori Ilir Prapashtica tha se kërkesat e tyre janë të thjeshta dhe të arsyeshme, pasi kërkojnë vetëm zbatimin e ligjit nga komuna në lidhje me teatrin e qytetit.
''Nuk do të flasim shumë''.
''Ne kërkojmë zbatimin e ligjit kërkojmë krijimin e trupës rezidente në teatrin ‘’Dodona’’ sepse kemi dy vjet që po e parashtrojmë të njëjtën kërkesë''.
''Ne do të vazhdojmë me protesta nëse këto kërkesa nuk realizohen''.
''Kemi informata se komuna do ta hapë konkursin prej pesë aktorëve por kjo është ''hajgare'' sepse teatri i qytetit nuk mund të funksionojë me pak aktorë pasi duhet të jenë maksimumi 20 aktorë'' .
Në fund aktorët që po protestonin pankartat e tyre i lanë në shkallët e objektit të Komunës së Prishtinës.
●●●
JSHKRIMI NGA
J.D
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.