Entuziastët e tangos performuan në mbrojtje të vallëzimit të tyre shumë të dashur gjatë një proteste në Buenos Aires.
Një grup i madh valltarësh sfiduan autoritetet lokale duke organizuar një ngjarje në qiell të hapur si dhe duke e kthyer sheshin e obeliskut të Buenos Airesit në një sallë, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Organizatorët denoncuan se policia po i vinte në shënjestër kur përpiqeshin të kërcenin në parqe gjatë kufizimeve të COVID-19 të dekretuara nga presidenti Alberto Fernandez që nga fillimi i pandemisë.
Tango u shpall pjesë e trashëgimisë kulturore të botës nga Kombet e Bashkuara në vitin 2009.
Argjentina ka raportuar gjithsej 3.7 milionë raste me COVID-19 dhe më shumë se 76 mijë vdekje.
https://www.youtube.com/watch?v=rLE3GMDu7cE
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.