Të hënën e 27 prillit, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku u tërhoqën nga kandidatura për president.
Në vend të tyre, Lëvizja Vetëvendosje propozoi Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, në emisionin “Kosova Today”, gazetari Vullnet Krasniqi e quajti të çuditshme heshtjen e Rushtiti dhe mosprezencën e saj në Parlament gjatë seancës së jashtëzakonshme.
“E çuditshme është heshtja e Feride Rushitit. Je propozuar kandidate, së paku, edhe para se me u bë votimi, e kam pritur një video prej saj. Ajo nuk ishte as e pranishme në Kuvend. Nëse do të ishte votu mbrëmë, do duhej të ishte”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=1E5EqgtmUMk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.