Lajmet e fundit

Një njeri nga Karolina Veriore për pak sa nuk është mbytur nga pikëllimi, pasi unaza e fejesës i rrëshqiti nga duart dhe i ra në oqean, gjatë përpjekjes për t’i propozuar fejesë të dashurës së tij, transmeton Klan Kosova.
Matthew Picca dhe e dashura e tij Kayla Harrity ishin në pushime në Southport, kur Matthew u ulë në gjunjë për ta parashtruar pyetjen, dhe sapo e hapi kutinë e unazës ajo kaloi nëpër të çarat e kuvertës së barit dhe ra në ujë.
“E mbulova fytyrën time dhe fillova të qaj, sepse e dija që i dashuri im ishte i shkatërruar”, ka deklaruar Kayla.
Në atë moment ishin disa burra që po e përcjellnin ngjarjen duke konsumuar birra dhe pa hezituar u futën në ujë për ta kërkuar unazën. Ata nuk ishin të vetmit, pasi pothuajse të gjithë të pranishmit u përfshinë në kërkim.
Pas një ore e gjysmë, unaza është gjetur nga një njeri që Kayla e emëroi “Samaritan i Mirë”.
Meqë propozimi i parë nuk shkoi sipas planeve, ata vendosën që ta bëjnë sërish, por kësaj here pa gjuajtur asgjë në ujë.
“Të gjithë në lokal po brohorisnin: Propozo sërish. Bëje prapë. Ishte ndjenja më e bukur në botë. I fejuari im me rroba të lagura, me aromë të kripur nga uji i peshkimit, vazhdoi me ceremoninë e përkuljes në gjunjë dhe e vendosi unazën e bukur në gishtin tim”, deklaroi Kayla.
Pas përfundimit të ‘ceremonisë’, çifti vendosi që t’i falenderojë burrat që e gjetën unazën duke i paguar një raund me pije.