Lajmet e fundit

Vajza e vogël 1 vjeçare, Ella Peggie që si pasojë e një sindrome nuk e ka krahun e saj të majtë si duket e ka gjetur shokun e saj më të mirë.
Ajo shoqërohet në mënyrë të vazhdueshme me qenin e saj Snowy që si për koincidencë edhe ai është pa njërën këmbë.
Nëna e saj, Brooke Hodgson tregon për këtë histori.
“Kur e pashë Snowyn online më rrahi zemra fort. E dija se do të ishte perfekt për Ella pasi ata të dy ndajnë moshën e njejtë dhe kanë përpara vetes jetë të gjatë për ta mbajtur shoqërinë e tyre” tha ajo për MailOnline Australia, transmeton Klan Kosova.
Brooke menjehërë e adoptoi qenin nga strehimorja e kafshëve dhe ai u bë pjesë e familjes së tyre.
Por ajo tregon se kishte frikë se si e bija e saj do të ambientohej në jetë falë aftësisë së kufizuar që ka në mungesë të njerës dorë.
"Ajo ka gjetur se si të bëjë gjërat vetë. Ajo përdor kokën e saj dhe këmbët për të luajtur duke dashur të ambientohet në këtë rreth” tha ajo.
"Ajo nuk do të jetë në gjendje për të prerë letër duke përdorur një palë gërshërë ose të bëjë gjëra të tjera që ju mund të bëni me dy duar por ne do të kalojmë gjithçka që duhet që ajo të ndihet e lumtur por tani për tani ajo është shumë mirë dhe shumë e kënaqur në prani të mikut të saj, Snowy”.
Brooke është shprehur se ajo është shumë e kënaqur kur sheh lidhjen e saj të jashtëzakonshme me qenin e saj duke thënë se ai i ndihmon shumë asaj.