Lajmet e fundit

Pronarët e Manchester Cityt janë afër që ta kompletojnë blerjen e klubit italian, Palermo, raporton Goal.
Palemro ka pasur vështirësi financiare në vitet e fundit dhe madje kishte bankrotuar më 2019, para se të riformohej dhe të ngjitej në ligën e katërt italiane.
GOAL ka marrë vesh që krerë të CFG-së kanë diskutuar për një marrëveshje potenciale për klubin sicilian në fund të sezonit të kaluar.
Pavarësisht se në Serie C, klubi mblodhi 31 mijë tifozë në ndeshjet e playoffit në fund të stinorit.
Palermo ka arritur në tri finale të kupave të Italisë, dhe për të kanë luajtur yje si Paulo Dybala, Javier Pastore dhe Edinson Cavani.
Goal ka kuptuar që blerja e 80 për qind të aksioneve do t’i kushtojë Cityt, 13 milionë euro.