Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë debatuar sërish për një pronë luksoze që ata zotërojnë në Francë.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pronën në të cilën dyshja u martua në vitin 2014.
Në dokumentin e siguruar nga ‘Fox News’, Jolie akuzohet se po përpiqet të shesë aksionet e saj, duke mos lejuar Pitt t’i blejë ato.
Ky i fundit ka deklaruar se kjo është një përpjekje e aktores për të shmangur detyrimet ndaj tij pasi thuhet se ata kishin rënë dakord më parë që t’i jepnin njëri-tjetrit mundësinë për të blerë pronën nëse njëri prej tyre vendos të heqë dorë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.