Shkrimtari Ramiz Selimi ka promovuar romanin e tij më të ri “Shpirti i plagosur”, i cili vjen si vazhdim i trilogjisë së nisur me “Rrënjët e kujtesës” dhe të pasuar me “Dëshirë e djegur”.
I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Selimi tregoi se romani trajton një periudhë të ndjeshme dhe të vështirë të jetës së tij, duke sjellë ngjarje që, sipas tij, shumica e njerëzve të asaj kohe i kanë përjetuar.
“Është një temë ndoshta nga vitet më të rënda të jetës sime. Në roman e kam sjellë një personazh, Dardanin, i cili përfaqëson problemet për mbijetesë me pushtuesit, por edhe sfidat sociale të asaj kohe”, u shpreh Selimi.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/1q46lr0lPpo
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.