Lajmet e fundit

Në hapësirat e telemedicinës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është promovuar libri "Pediatria (për studentët e stomatologjisë)" të autorëve Mehmedali Azemi dhe Mujë Shala me bashkëpunëtorë .
Gjatë promovimit, recensentët thanë se ky libër është bërë për nevoja të studentëve të stomatologjisë në Kosovë dhe është një ndihmesë e madhe për ta sepse librat e tillë i kanë munguar Fakultetit të Mjekësisë.
Rëndësia e "Pediatria" për studentët e stomatologjisë është se se një kapitull i tërë i është kushtuar sëmundjes së gojës.
Në këtë akvititet morrën pjesë shumë mantelbardhë, njofton Klan Kosova.