Lajmet e fundit

Dita e Mësuesit është karakterizuar me disa aktivitete në Prishtinë.Të vegjlit e çerdhes "Yllka", për herë të parë e kanë bërë betimin e mirësjelljes.
Ata do ta përsërisin çdo ditë këtë betim në mënyrë që të kenë mirëkuptim dhe butësi me mësuesin, por edhe me njeri tjetrin,njofton Klan Kosova.
Gjithashtu në teatrin “Dodona” është promovuar libri i parë me tregime i nxënëses Dea Halimi “Yjtë farfuritës” si dhe është mbajtur edhe një orë letrare për nder të festës së 7 dhe 8 marsit.