Ministri i Punëve te Jashtme , Enver Hoxhaj, ka promovuar sot librin e tij “Ngritja e një shteti”, njofton Klan Kosova.
Pjesëmarrës ne promovim ishin kolegë nga qeveria, përfaqësues të partive politike e ambasadorë.
Ndërsa punën e tij e vlerësuan larte Paskal Milo, ish Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, dhe Blerim Reka, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
“Është një dëshmi se edhe shtetet e vogla, jo me fuqi gjeopolitike të mëdha, jo me resurse natyrore, jo me ushtri mund të japin diplomatë të kalibrit të madh siç është z.Hoxhaj”, ka deklaruar Blerim Reka.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.