Sonte në ambientet e librarisë “Dukagjini” në Prishtinë është promovuar libri më i ri “Dushkaja” e shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi.
Buxhovi në promovim të librit të tij ka folur për shqetësimin intelektual si një gjendje që lidhet edhe me raportet shoqërore të kohës së tranzicioneve të vazhdueshme me të cilat po ballafaqohet bota shqiptare gjatë shekullit të fundit si dhe pasojat që lënë ato në vetëdijen politike, përcjell Klan Kosova.
“Problemet më të mëdha shfaqen në rrethanat kur çlirimi ngatërrohet me lirinë me ç'rast rrënohet sistemi gjithëmbarshëm i vlerave deri te përmasat e pushtimit të kaosit. Në Kosovën e pasluftës çlirimi nuk ka sjellë lirinë e pritur. Nga klasa e papërgjegjshme politike është shfrytëzuar për pushtimin e lirisë. Kështu që mund të thuhet se pushtimi i jashtëm është zëvendësuar me pushtim të brendshëm”, ka thënë ai.
Promovimi i librit të Buxhovit gjatë kësaj fundjave do të bëhet në qendrat më të mëdha të Kosovës. Nesër nga orta 11:00 ky libër do të promovohet në Pejë, në sallën solemne të Kuvendit të Komunës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.