Lajmet e fundit

Sot është promovuar libri monografi ‘’ Selim Obrança’’ nga autori Faik Hoxha.
Obrança, ishte prokuror i viteve të 1944 - 1948, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq sipas autorit të kësaj monografie, Selim Obrança ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe që tashmë ka kërkuar nga familja e këtij të fundit për të ndërtuar edhe një përmendore në Podujevë.
Kjo monografi u botua tek shtëpia e botuese ''Faik Konica'', përderisa në promovimin e librit u panë të pranishëm mjaft vizitor të moshave të ndryshme, njofton Klan Kosova.