Lajmet e fundit

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të hënën është promovuar libri “Mashtrimi i Madh” i autorit Bardhyl Mahmuti.
Në këtë libër autori flet për të bëmat gjenocidiale të Serbisë në Kosovë.
Rektori i UPZ-së, Ramë Vataj me këtë rast ka theksuar se ky libwr është një vlerë e shtuar në publicistikë duke vë në pah fakte për gjenocidin në Kosovë që ka ndodhë nga regjimi serb. Ai spikati se faktet që gjenden në këtë libër mund të shërbejnë për një tribunal për dënimin ekëtyre krimeve.
Autori i librit, Bardhyl Mahmuti, ka theksuar me këtë rast se nëpërmjet këtij libri ka synim t’i kundërvihet propagandës dezinformuse serbe, e cila është shumë aktive në qarqet ndërkombëtare, duke mëtuar që të plasojë të pavërteta në dëm të shqiptarëve .