Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është promovuar libri “Shtatë udhë” nga autori Rrahman Paçarizi.
Ky është romani i pari i Paçarizit, i cili është edhe profesor i gjuhës shqipe, transmeton Klan Kosova.
Gjatë promovimit, pjesëmarrësit kanë thënë se në këtë roman janë trajtuar një ndërthurje stilesh dhe është bërë një realizim tipik gjuhësor për një studiues të gjuhës.
Në këtë libër autori ka përdorur leksik të pasur dhe gjuhë konotative, ku ka sfiduar perspektivizmin.
Romani vjen i ndërthur me rrëfime të kujtimeve të fëmijërisë dhe rrëfime të pjekurisë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.