Është promovuar libri “Në emër të gjakut”, i autorit Ahmet Prençi.
Promovimi i librit u mbajt në qendrën rinore “Fitnete Ramosaj” në Deçan, ku të pranishëm pos kryetari aktual, Bashkim Ramosaj, ishin edhe shkrimtarë, publicistë e botues.
Tregimet e Ahmet Prençit në këtë libër flasin për një të kaluar jo shumë të largët, por që mbart peshën e rëndë të tragjedisë shqiptare si komb, lehtësinë e dëshirës vetshkatërruese, por dhe fisnikërinë e guximshme të ca njerëzve të paktë, por të mjaftueshëm për shpresën e ringjalljes, transmeton Klankosova.tv.
Promovimin e këtij libri po e përcjell nga afër gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.