Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë është promovuar libri i autorit Fahri Buçinca i cili flet për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës.
Në fakt vet libri mban titullin “Hasan Prishtina – Ndriçim i jetës dhe veprës”, njofton Klan Kosova.
Redaktori i këtij libri, Izet Hoti, lavdëroi punën e autorit Buçinca sipas të cilit ky i fundit ka hedhur dritë mbi jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës.
Ndërkaq, Xheladin Shala, recenzent i librit foli më shumë për personalitetin e Hasan Prishtinës dhe për kontributin e tij dhënë në çështjen kombëtare.
Sipas Shalës, zor se mund të përshkruhet me fjalë vepra e Prishtinës. Ky shtoi se intelektuali Prishtina ka punuar çiltër kombëtarisht dhe se historia i ka borxh këtij kolosi siç e quajti ai.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.