Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është promovuar libri “Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës” nga autori Atdhe Hetemi.
Shemsi Krasniqi, profesor i Sociologjisë, tha se ky është libri i parë që ofron të dhëna historike mbi lëvizjen studentore në Kosovë.
Ndërsa profesori Gëzim Selaçi tregoi se teza kryesore e këtij libri janë tri demonstratat studentore luajtën rol shumë të rëndësishëm në rrugën drejt çlirimit dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës
Kurse autori i librit Athdhe Hetemi shpjegoi se ishte nevoja që të faktohej roli i studentëve në historinë e Kosovës.
Sipas Hetemit, libri “Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës”, përveç protestave të viteve 1968, 1981 dhe 1997 që ka në studim, tregon edhe për aktivitete tjera që janë organizuar nga universiteti.
https://www.youtube.com/watch?v=vc2wtxl9FaU
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.