Këtë të enjte në librarinë Dukagjini në Prishtinë, është promovuar libri “Ali Pashë Tepelena” i autorit dhe studiuesit, Luan Tashi.
Libri i Tashit ofron një qasje të thelluar historike dhe analitike mbi jetën, veprimtarinë politike dhe trashëgiminë e Ali Pashë Tepelenës, duke u mbështetur në burime historike, dokumente dhe interpretime kritike, transmeton Klankosova.tv.
Autori synon të shpalosë jo vetëm figurën e sundimtarit të fuqishëm të Janinës, por edhe kontekstin shoqëror, politik dhe kulturor të kohës në të cilën ai veproi.
Për të zbërthyer vlerat historike dhe artistike të veprës, në panel ishin Prof. Dr. Durim Abdullahu dhe Akademike Prof. Zake Prelvukaj.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.