Pas një pune të gjatë, këtë të enjte ka parë dritën kompleti i veprave të ish profesorit, shkrimtarit, intelektualit, Anton Çetta.
Kjo është bërë e mundshme nga Dega e Folkloristikës së Institutit Albanologjik të Kosovës, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Ministria e Kulturës.
Kryeministri Avdullah Hoti ka përgëzuar punën e të gjithë hulumtuesve në kompletin 13 vëllimesh.
“U bë realitet vepra për personalitetin ndër më të mëdhenjtë e historisë tonë, një personalitet që identifikohen epokat. Është personalitet që e ndan historinë para dhe pas”, është shprehur Hoti gjatë ceremonisë së promovimit të librave të Anton Çettës.
Ministrja Vlora Dumoshi ka thënë se botimi i këtyre veprave dëshmon angazhimin e Profesor Cettës në letërsi por edhe jashtë saj.
Në fund, ka folura Donika Çetta, e bija e Anton Çettës, e cila ka shprehur falënderimin e saj dhe të familjes për realizimin e këtij projekti.
“Në këtë vit jubilar që shënon datë të rëndësishme me figurën me babit, ky muaj i dhimbjes dhe pikëllimit, këtë herë na erdhi më ndryshe. U jemi mirënjohës. Përmes këtyre vëllimeve kthehemi mbrapa në histori”, është shprehur ajo.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.