05.10.2018 · përditësuar para 2835 dite1 min lexim
Është promovuar libri “Kosova” vëllimi VI, VII dhe VIII, i autorit Jusuf Buxhovi, në kuadër të Panairit Vjeshtor të organizuar nga kolegji AAB.
Redaktori i librit dhe historiani Nazmi Rrahmani, tha se autori duke kaluar nëpër periudha përkatëse kombëtare, dhe duke analizuar të gjitha ngjarjet jep një pasqyrë të qartë për shumë momente të rëndësishme historike. E krejt për fund të pranishmëve iu drejtua edhe vete autori i cili e përmbylli këtë promovim duke thënë se do të vazhdojë të punojë i pavarur.
Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa vlerësoi lart veprën "Kosova", ndërsa për autorin Jusuf Buxhovi, tha se është i veçantë si rezultat i opusit të tij të shumëllojshëm të krijimtarisë së tij intelektuale.
Në fund, Buxhovi pati një porosi për studentët, për të cilët tha se janë gjenerata e re që duhet të marrë përgjegjësinë për fatin e vendit, për shtetndërtimit të vendit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.