Në fshatin Zasellë të Mitrovicës gjatë ditës së sotme janë promovuar disa libra nga autorë të ndryshëm, njofton Klan Kosova.
Skender Skenderi, Hysen Ibrahimi, Saranda Iseni e Avdyl Uka promovuam librat e tyre pranë kullës së atdhetarit Nezir Zasella.
Ndër librat të cilët u promovuan këtu ishin “Thesari Kombëtar” vëllimi 7 dhe 8, “Si Veproi Kuvendi i Republikës së Kosovës” vëllimi 1 dhe 2, “Dhoma 334”, “Loti” vëllimi 1 dhe 2, “Vepra 2 Arsimi Shqip në Suedi”.
Kjo ngjarje kulturore është organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Suedi Papa Klementi XI.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.