Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar opinionin publik, se sot ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani-Sadriu.
Në komunikatë bëhet e ditur se rastet janë iniciuar në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1 , nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Në njoftimin zyrtar, Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se në këtë rast ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e plotë të këtij rasti, me qëllim të sigurisë së rendit juridik të Republikës së Kosovës, të zyrtarëve dhe qytetarëve të saj. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/presidenca-denon-ashper-thirrjet-per-pushkatimin-e-presidentes-osmani/
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.