Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore e Pejës s'ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit ndaj të dyshuari, Flori Beqiraj, për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi, prandaj Gjykata Themelore e Pejës e ka lënë të lirë.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
"Ndaj të pandehurit është ngritë aktakuza. Sipas vendimit të fundit të gjyqtarit të procedurës paraprake i pandehuri ka qenë në paraburgim deri sot. Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria nuk ka propozuar vazhdimin e paraburgimit. Andaj, i njëjti është lëshuar që të mbrohet në liri", tha Zhuti për Klankosova.tv.
Por, ndaj Beqirajt është ngritur aktakuzë për veprën penale "sulm seksual", njofton Klankosova.tv.
Këtë për Klankosova.tv e tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Pas përfundimit të veprimeve hetimore, prokurori i shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.B për veprën penale "Sulm Seksual". Aktakuza është ngritur në fund të javës së kaluar”, tha Nikçi
Kujtojmë se më 30 shtator, Mrika Nikçi, pati publikuar videon që shfaqte momentin kur ajo sulmohet seksualisht nga një person.