09.11.2022 · përditësuar para 1352 dite1 min lexim
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë duke hyrë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Kjo vjen pas raportimit të Kiks Kosova, se në këtë shtëpi të moshuarit po keqtrajtohen nga stafi.
“Thirre menjëherë Policinë”, ishte lutja që një banor i Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë i bëri gazetares së KIKS Kosova.
Gazetarja Arjeta Sinani në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka treguar se zyrtarët policorë ende ndodhen brenda kësaj shtëpie.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për ta zbardhur këtë rast.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth këtij rasti.
https://klankosova.tv/banori-i-shtepise-se-te-moshuarve-ne-prishtine-thirre-menjehere-policine-ketu-po-me-rrahin-video/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.