Stanoci u trondit nga një vrasje e dyfishtë ditën e hënë.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni.
Sipas tij, fillimisht dyshohet se burri ka vrarë një grua, e pastaj edhe vetën.
"Dyshohet se fillimisht burri e ka vrarë gruan pastaj vetën me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, tash pritet intervistimi i dëshmitarëve", tha Preteni.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.