Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë sot ndaj dy rusëve që janë ndaluar të dielën në Jarinjë për shkak se nuk kanë pasur viza të Kosovës.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Ai ka shtuar se në kuadër të kërkesës për aktakuzë është edhe dëbimi i rusëve nga Kosova.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës".
"Kjo për shkak të veprës penale 'Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare'", pohoi Preteni.
Ndër tjera, ai shtoi se të dyshuar kanë ndalim 48-orësh. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/ndalohen-dy-persona-me-pasaporta-ruse-ne-jarinje-dyshohet-se-erdhen-nga-rruget-ilegale/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.