Krimet ekonomike patën goxha punë vitin që shkoi.
Në terren u panë shpesh bashkë me njësitet tjera policore e prokurorët që i autorizonin ata. Këta të fundit thonë se gjatë 2025-ës prej 384 rasteve arritën të zgjidhin 420 sosh. Bashkë me to sukses u tregua edhe në disa raste tjera si trafikimi apo krimi i organizuar. Këto gjetje u prezantuan të hënën nga raporti vjetor përmes një konference.
Sipas Agron Qalajt, u.d kryeprokuror i Shtetit gjykatat kanë vendosur për 2 mijë e 337 raste, nga të cilat 1 mijë e 930 raste janë vendime fajësuese, sikurse parashihej edhe nga akti akuzues i prokurorëve.
Numër i lartë qe edhe ai i kallëzimeve penale. Veç gjatë vitit që shkoi u regjistruan 45 mijë e 295 të tilla. Derisa, ka ende që nuk janë zgjidhur.
Detajet i gjeni në kronikën më poshtë:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.