Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se për periudhën kohore janar-prill, ka trajtuar 100 raste të procedurave të ndërmjetësimit me 183 persona.
Sipas njoftimit në
Facebook, në tri raste ku është bërë pezullimi i përkohshëm i procedurës të dyshuarit janë detyruar t’i deponojnë 4.000 mijë euro në xhirollogari të fshatit Sos.
“Tek marrëveshjet për pranimin e fajësisë, këtë periudhë kohore janë arrit 4 marrëveshje të pranimit të fajësisë nga 4 persona.Në rastet ku ndjekja penale nuk është e detyrueshme në katër muaj e këtij viti janë 2 raste ndaj 2 personave”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.