Një grua e moshës 23-vjeçare është gjetur e vdekur në autostradën "Arbën Xhaferi", në drejtimin Ferizaj - Prishtinë.
Viktima është shtetase nga Ukraina.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.
Kryeprokurori Shukri Jashari, tha për Klankosova.tv se po punohet intensivisht për zbardhjen e rastit.
"Akoma nuk dihen ende dyshimet apo shkaqet e rastit, sepse jemi në fazën fillestare të trajtimit të rastit", tha Jashari për Klankosova.tv
"Do të bëhen të ditura me kohë detajet e reja", theksoi ai.
https://klankosova.tv/gruaja-qe-u-gjet-e-vdekur-ne-autostrade-eshte-23-vjecare-nga-ukraina/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.