Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka njoftuar se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.L.
Ai dyshohet se ka kryer vepren penale "Vrasje e rëndë".
Sipas organit të akuzës, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 23.01.2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt, i pandehuri F.L., në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta viktimën B.V.
" i njëjti më pas e gropos viktimën në një vend në mal, me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse më datë 05.02.2025 nga disa persona të fshatit Manastirc gjendet trupi i pajetë i viktimës B.V.", thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie transmeton Klankosova.tv
I pandehuri F.L., që nga data 5 Shkurt 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.
Lidhur me rastin, ditën e djeshme kishte raportuar edhe Klankosova.tv
https://klankosova.tv/policia-jep-detaje-ne-lidhje-me-te-zhdukurin-qe-u-gjet-i-vdekur-dhe-arrestimin-e-te-dyshuarit1/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.