Lajmet e fundit

Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë i kanë nisur hetimet për ndotje të mjedisit ndaj kompanisë “Kurum” për shkak të zjarrit që kishte filluar dje dhe po vijon ende.
Masa e skrapit e grumbulluar përgjatë muajsh po vazhdon të digjet, sipas raportimeve të Top Channelit.
Ekipet e zjarrfikësve po qëndrojnë që nga ora 10:00 e mëngjesit të së hënës.
Raportohet që zjarri mund të ketë nisur si pasojë e materialeve të djegshme, vajrash dhe materialesh tjera.