Prokurori special Ilir Morina ka publikuar pamjet nga operacioni i sotëm policor “Reçaku II”, gjatë të cilit u arrestuan pesë persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë një konference për media, Morina tha se identifikimi i të dyshuarve është bërë pas analizimit të video-incizimeve të kohës së luftës, duke ndarë edhe dy nga fotot e personave në fjalë, raporton Klankosova.tv.
Sipas Prokurorisë Speciale, të arrestuarit janë:
N.P, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, viti i lindjes 1968 Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
S.J, i nacionalitetit serb, shtetas Kosovar, i lindur më 1967 në Betollush të Shtërpcës, ish-polic i pensinuar.
B.P, i nacionalitetit serb, i lindur më 1969 në Serqe të Shtërpcës, ish-polic. Ky është arrestuar në likëkalimin kufitar të Merdares, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
S.M, i nacionalitetit serb, viti i lindjes, 1968 në Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Si dhe, S.S, i nacionalitetit serb, i lindur më 1966 në Gjilan, punëtor në shërbime postare në Serbi , pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimit./Klankosova.tv
[caption id="attachment_2867252" align="alignnone" width="908"]

Fotoja e një prej të dyshuarve për krime lufte - Rasti "Reçaku"[/caption]
[caption id="attachment_2867251" align="alignnone" width="640"]

Fotoja e një prej të dyshuarve për krime lufte - Rasti "Reçaku"[/caption]
https://klankosova.tv/prokurori-publikon-pamjet-e-recaku-ii-te-dyshuarit-u-identifikuan-permes-video-incizimeve-te-luftes/
https://klankosova.tv/keta-jane-pese-te-arrestuarit-per-krime-lufte-njeri-u-kap-sot-ne-kufi/