Me pesë vota pro, Komisioni për Ekonomi ka miratuar në parim Projektligjin për Energjinë.
Sipas Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ky projektligj synon të forcojë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të harmonizojë sektorin energjetik me standardet e Bashkimit Evropian, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, gjatë diskutimit janë shprehur kritika nga deputetët e opozitës, të cilët kanë ngritur shqetësime për centralizim të kompetencave dhe dobësim të rolit të rregullatorit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.