Lajmet e fundit

Ky projekt u realizua nga Astrit Nixha, i cili ishte diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës dhe ka një përvojë mbi 25 vjeçare arkitekturore dhe menaxheriale gjithashtu duke drejtuar zyrën e tij nga viti 2004. Objekti u punua së bashku me stafin e studios ANARCH.
“BIG SEE” është platforma më e re nën ombrellën e "BIG SEE” qëndron për Evropën Juglindore e cila bashkon 19 vende dhe 350 milionë njerëz.
Në këtë platformë shkruan se “Po vizitove “Teatrin Anarchitecture”, nuk mund të shmangni të menduarit dhe të pyesni veten për kuptimin e fjalës “teatër’, një ndërtesë apo një zonë në natyrë ku luhen shfaqje dramatike”, shkruhet në faqen zyrtare të bigsee.eu, përcjellë Klan Kosova.
Tutje shpjegohet se “Niveli i detajeve është i mahnitshëm dhe këto detaje përbëjnë një tërësi që vazhdimisht argëton përpara performancës “reale” teatrore. Paleta e materialeve është e gjitha organike. Dru, shkurre, litarë, tulla, të gjitha janë me burim në vend. Ose të rimarra nga ish ndërtesa industriale, ose të punuara në fushat jo shumë larg vetë Teatrit”, shkruhet në përshkrim.
Kapaciteti i Teatrit është me 800 ulëse ndërsa ishte përfunduar në vitin 2017.
https://www.youtube.com/watch?v=9KrwaTsnrns&fbclid=IwAR2KcIyk-kBZ92G6vn30kEImDJn-rAr4kJhR2z44AyM7tG23lsos97sME8U