Lajmet e fundit

Projekti filmik multimedia “ Apropos Kosovo” i realizuar nga shkolla profesionale për reporterë në qytetin Reutlingnen të Gjermanisë është nominuar për çmimin medial “ Grimme” në kategorinë online.
Ky projekt është përzgjedhur në mesin e 25 projekteve nga 1400 sa kanë konkurruar gjithsej.
Komisioni i cili e ka nominuar projektin kosovar tha se arsyeja se pse është përzgjedhur janë reportazhet multimediale të cilat e ndërtojnë si në mozaik fotografinë e shtetit më të ri në Evropë.
“Apropos Kosovo” përbëhet nga 12 rrëfime të cilat i kanë realizuar 12 gazetarë të rinj që kishin udhëtuar në Kosovë në vitin 2014. Këta të fundit udhëtuan 1800 kilometra dhe morën përshtypjet për jëtën që bëhet në Kosovë përfshirë konfliktet, ëndërrat,skandalet dhe të gjitha problemet.
Deri me 11 qershor mund të votohet online për të gjitha projektet e nominuara derisa me 18 qershor përzgjidhet fituesi në Köln.