Lajmet e fundit

Fotografja Suzie Blake, dëshironte të bënte fotografi të nënave teksa ushqenin fëmijët me gji.
Por, nuk e dinte se si do reagonin nëse do i pyeste drejtëpërdrejtë nëse dëshirojnë të fotografohen, transmeton Klan Kosova.
Kështu që, ajo fotografoi veten teksa e ushqente fëmiun e saj dhe e postoi në Facebook duke i pyetur kështu grave nëse do dëshironin të fotografoheshin.
Përgjigjja që mori ishte pozitive, e kështu filloi projektin e saj.
“Në media shoh se ka shumë imazhe jo origjinale të grave që ushqejnë fëmijët me gji”.
“Paraqesin nëna egjëllore të përsosura teksa ushqejnë fëmijën e tyre në gji”.
Për shkak të këtij jo origjinalitetit që paraqitet në media ajo ka realizuar projektin e saj që tregon që nënat e vërteta kanë sfida dhe nuk janë ashtu siç paraqiten në kopertinat e revistave.