Lajmet e fundit

Edicioni i parë i Festivalit Hapu është një nga festivalet e artit në hapësirë publike që do të mbahet deri më 12 shtator në kryeqytet.
Arti në hapësirë publike nuk është i zhvilluar në Kosovë por as në rajonin e Ballkanit dhe në nivelin e punës kualitative dhe të shumëllojshme në qasje është pothuajse jo ekzistent.
Megjithatë Foleja e Hapur program ky i mbrëmjeve në Teatrin Oda do të jetë pikëtakimi i netëve të festivalit, njofton Klan Kosova.
Ndërsa në natën e 8 shtatorit ju do të mund të shijoni koncert me muzikë Alternative/Post-rock nga Grupi Zhaba, duke filluar nga ora 21:00, e për të vazhduar me muzikë Techno nga Toma .