Këto biçikleta të prishura konsiderohen mjete që ndihmojnë në zhbllokimin e potencialit të adoleshentëve.
Kolektivi Risdon Vale Bike në Australi i mëson të rinjtë t`i rregullojnë dhe mirëmbajnë biçikletat, të cilat më vonë i shesin.
"Veçanërisht të rinjtë që mund të jenë duke pasur telashe në shkollë, në shtëpi për çfarëdo arsye, ata po përballen me pengesa dhe gjëra shtesë, kështu që ne jemi krah tyre dhe për këtë i përdorim bicikletat", thotë koordinatori i programit Anthony Edler.
Studentët fitojnë kredite për çdo sesion që marrin pjesë, të cilat mund t'i vendosin drejt një biçiklete të re. Dymbëdhjetëvjeçari, Nelson Bleathman, është një nga pjesëmarrësit e rinj nga Shkolla e Mesme Huonville. Edler thotë që ata shpesh gjejnë se sjellja e të rinjve mund të jetë vërtet sfiduese në shkollë, ndërsa me ta është krejtësisht ndryshe, raporton AP, transmeton Klan Kosova.
Programi Kolektiv Bike të zgjerohet më tej gjatë viteve të ardhshme.
Programi ka qenë shumë i suksesshëm në rrethinat e Hobart të Risdon Vale gjatë shtatë viteve të fundit, ndërsa sapo është zgjeruar në qytetin Huonville, në jug të Hobart.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.