Lajmet e fundit

Studimi i Universitetit të Birmingamit, i botuar në New England Journal of Medicine, përfshiu një grup prej rreth 2,000 grave shtatzëna të cilave u kishin dhënë progesteron dhe një grupi tjetër me numër të njëjtë që kishin përdorë placebo ose pilulë.
Të gjitha gratë kishin përjetuar gjakderdhje në shtatzëninë e hershme.
Edhe pse studimi tregoi se jo të gjitha gratë me gjakderdhje të hershme mund të ndihmohen duke marrë këtë hormon, përfitimet ishin më të mëdha në mesin e grave me histori të abortimeve të përsëritura (tre ose më shumë).
Në mesin e atyre grave, ka pasur një rritje prej 15% në normën e lindjes së gjallë - me 98 nga 137 femra që shkojnë për të lindur fëmijë, krahasuar me 85 nga 148 në grupin e placebo.