Drejtuesi i ri i SPAK Klodjan Braho, u zgjodh sot në këtë pozitë, pas përfundimit të mandatit nga Altin Dumani.
Ai u zgjodh me shtatë vota, për ta udhëhequr Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv
Por kush është prokurori i posaçëm Braho?
Ai u lind në Skrapar më 21 korrik 1982.
Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai e mori emërimin më 14 nëntor 2007.
Nga 14.11.2007 deri nq vitin 2012 ishte Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
Nga viti 2012 deri në 2015, Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Nga viti 2014 deri në vitin 2015 ishte po ashtu Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Ndërsa prej 2015 deri më 19.12.2019, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Teksa nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht ka shërbyer si prokuror pranë SPAK.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.