Pavarësisht se exit pollet e kanë parashikuar fituesin e zgjedhjeve dhe margjina e gabimit të tyre mund të jetë e vogël, një sulm kibernetik që iu bë webfaqes së KQZ-së, aty ku publikohen rezultatet e votimit, e minon kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve.
Kështu tha për Kiksin, profesori i Sigurisë Kibernetike, Blerim Rexha.
Eksperti i digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, thotë se votimi me lista fizike është fat për mosdështim të të gjithë këtij procesi zgjedhor.
Megjithatë, virusi me të cilin është sulmuar tash e sa ditë sistemi elektronik i KQZ-së dhe i cili e ka cunguar punën e këtij insistucioni, sipas Rexhës, po e zbeh besueshmërinë e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Tani, ndoshta ky bjen në kundërshtim me të gjithë filozofinë time si ekspert i digjitalizimit, sigurisë kibernetike, me thanë që mirë që kemi letrat dhe kemi votu me letër edhe kjo e minon krejtësisht procesin, shtytjen e vendit gjithë këto vite për një rini dhe një sistem digjital. Exit pollet e kanë parapru rezultatin dhe ne jemi pajtu me exit pollet me një margjinë shumë të ulët të gabimit dhe jemi pajtuar me këtë rezultat, por nuk është lajm i mirë për askënd, as për ata që janë në garë, as për partitë politike, as për komunitetin shkencor, as për komunitetin e ICT-së. Kjo e vë në dyshim besueshmërinë në sistemin zgjedhor, jo votimi, por numërimi është pjesa kryesore te votimi sepse numëri është në fund që përcakton fituesin dhe nëse këtu nuk kemi besueshmëri, kjo pastaj e zbeh të gjithë procesin''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.