Lajmet e fundit

Arabica: nga rreth 3,637 dollarë/ton në janar 2024 në mbi 6,062 dollarë/ton në mars 2025, një rritje mbi 60%
Robusta: nga 2400 dollarë/ton në mbi 3500 dollarë/ton, një rritje mbi 45% në të njëjtën periudhë.
Grafiku më sipër tregon qartë se si kjo lëvizje është përshpejtuar në muajt e fundit, duke reflektuar ndikimet e faktorëve të jashtëm, si: thatësira në Brazil, reshjet e dendura në Vietnam, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dhe rritja e kostove të punës dhe energjisë.
Produkte të tjera në rritje të çmimit
Kafeja nuk është rasti i vetëm. Tregjet globale kanë shënuar rritje çmimesh edhe për:
Drithërat (gruri, orizi) – të ndikuar nga luftërat dhe kufizimet në eksport
Qumështi dhe produktet e tij – për shkak të kostove më të larta të transportit dhe ushqimit për bagëtitë
Yndyrat bimore (vaj luledielli, vaj palme) – të ndikuara nga krizat klimatike në vendet prodhuese.
Sipas raportimeve të fundit të “Bloomberg”, çmimet e këtyre produkteve pritet të vazhdojnë të jenë në nivele të larta për pjesën e parë të vitit 2025, me disa sinjale që kjo mund të jetë “normalja e re” në tregun global. /Klankosova.tv
https://youtu.be/tSdCRbun428