Salla e kinemasë "Jusuf Gërvalla" në Pejë u mbush përnjëherë, me grupmosha të ndryshme, dhe një sërë gjeneratash që janë rritur me serinë e animuar për të rinjë, South Park, e cila jepet tash e 27 vjet.
Ata qenë mbledhur të shtunën për një mysafir tejet të vecantë të Festivalit të Animacioneve Anibar.
Bëhet fjalë për Eric Stough, producent dhe drejtor i animacionit i serisë ikonike amerikane, South Park.
Stoughi është pjesë e ekipit kreativ të kësaj serie që nga fillimi, dhe këtë fundjavë kishte ardhur në Kosovë për të folur për fillimet dhe rrugëtimin e tij bashkë me krijuesit e kësaj serie, Trey Parker e Matt Stone, për prapaskenat e xhirimeve e shumë detaje të tjera.
Intervistën e plotë me të mund ta ndiqni të shtunën në KultOra nga ora 14:15.
https://www.youtube.com/watch?v=0_7T1Iq5_ug&t=195s
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.