Prodhuesi ekzekutiv i “The Simpsons”, James L. Brooks, dëshiron që Donald Trump të bëhet pjesë e shout të tij.
"Ne kurrë nuk kemi pasur një president, por unë mendoj se do të doja ta kisha këtë president", u përgjigj Brooks gjatë panelit të 30 vjetorit të shfaqjes në Festivalin e Filmit të Tribeca, të dielën, njofton Klan Kosova.
Ai shtoi se ai vetëm do të mirëpriste Trumpin, nëse ai do të "lexonte skenarin si të shkruar".
Një nga panelistët e tjerë - përfshirë krijuesin Matt Groening, EPs Al Jean dhe Matt Selman, si dhe aktorët që janë zëri i Harry Shearer dhe Yeardley Smith – vërejtën se "ai nuk është një lexues i mirë".
Smith, që është zëri i Lisa Simpson me shaka tha se "vetëm nëse e bëjnë atë përmes fotografisë”.
Yjet e tjerë të ftuar ishin Sandy Koufax, Robert De Niro, Justin Trudeau, John Cleese dhe Michael Palin.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.