Lajmet e fundit

Për gati pesë vjet, fotografja dhe nëna Leilani Rogers ka qenë duke marrë pamje mahnitëse të lindjes në disa forma - lindjet në shtëpi, lindjet në spital, lindje në ujë dhe forma të tjera.
"Lindja është konsideruar nga shumë njerëz të jetë një çështje private", tha Rogers për The Huffington Post.
"E megjithatë, kjo është gjë e mahnitshme që ne duhet të mësojmë fëmijët tanë kështu që unë mendoj se njerëzit duhet të shohin këto foto si pjesë shumë interesante dhe fascionuese” ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Kohët e fundit, Rogers ka ndarë një përmbledhje të disa prej fotografive më të fuqishme të lindjes nga arkivat e saj.
"Unë sinqerisht shpresoj se këto foto të bëjnë që njerëzit të kuptojnë procesin e lindjes – një proces që nuk është i “shëmtuar”, tha fotografja.
"Ka njerëz në këtë botë që nuk do të diskutojnë procesin e lindjes e lëre më të shikojnë imazhe të këtij procesi. Por unë nuk shoh se si dikush mund të mohojë se këto imazhe portretizojnë lindjen në anën e saj më madhështore që mund të ketë”.
"Nuk ka rëndësi nëse ju lindni në shtëpi, në një qendër të lindjes, në një spital, lindje vaginale apo me operacion. Lindja është lindje. Ne të gjitha punojmë shumë për të sjellë foshnjat tona në këtë botë. Më e rëndësishmja, në fund ne të gjitha e mbajmë të njëjtën pozitë hyjnore si"nënë””, ka thënë Rogers si porosi për të gjitha nënat.